Njëri nga mesfushorët më të mirë shqiptarë në vitet e fundit, Amir Abrashi ka festë ditën e sotme.
Mesfushori fantastik i Kombëtares shqiptare, ka humbur ditën e shtunë me Shqipërinë ndaj Austrisë, mirëpo sot ai feston 26 vjetorin e lindjes.
Amiri është pjesë e Kombëtares shqiptare që nga viti 2013, ndërsa deri më tani ai ka zhvilluar 17 ndeshje si pjesë e ‘kuqezinjve’.
Gjakovari ka lindur 26 vite më parë në Zvicër në qytetin Bischofszell, ku pastaj ka filluar karrierën e tij si futbollist në ekipin e ri të Bischofz.
Karriera e Amirit ka vazhduar në Winterthur, ku ka kaluar të gjitha kategoritë nga grupmoshat deri tek skuadra e parë para se të bëjë hapin e madh duke kaluar tek skuadra më e madhe zvicerane Grasshopper në vitin 2010.
Me Grasshopperin Abrashi u bë njëri nga mesfushorët më të mirë në Zvicër, ku luajti edhe për Përfaqësuesen zvicerane nga U18 deri në U21 para se t’i bashkohej Kombëtares shqiptare.
Tani mesfushori i mrekullueshëm i Shqipërisë është pjesë e Freiburgut në Bundesliga 2 dhe është padyshim mesfushori defensivë më i miri në këtë ligë, duke e udhëhequr ekipin e tij drejt rikthimit në Bundesligë.
Urime Amir, vazhdo me suksese edhe në të ardhmen. /Telegrafi/