Qendra më e fortë kosovare, Urim Zenelaj, nuk e ka hedhur poshtë një mundësi të kalimit te KB Peja.
KB Peja aktualisht po kalon në formë shumë të mirë, sidomos në Superligën e Kosovës, teksa është shtruar nevoja e përforcimit me një qendër më të mirë te ky klub.
Këtë po e kërkojnë edhe tifozët pejanë “Shqiponjat” që janë të zëshëm për përforcim në pozitën e qendrës.
Dhe, një prej tifozëve në një postim të Urim Zenelajt në profilin e tij në Facebook, ka pyetur lojtarin nëse mund të vijë që të Peja, shkruan Telegrafi.
Dhe përgjigja e pejanit i ka lënë dyert e hapura një kalimi.
“Nuk varet prej meje :P”, ka shkruar Urimi në përgjigje ndaj komentuesit.
Ky është një aludim i qartë që lojtari ka dëshirë të kalojë te KB Peja, por se ai po pret ofertën nga klubi i qytetit nga perëndimi.
Nëse ndodh një transferim i Urim Zenelajt te KB Peja, atëherë klubi pejan do të shndërrohet në favoritin absolut për të fituar trofe këtë sezon. /Telegrafi/