Site icon Telegrafi

Me urdhër të Osmanit, Kadaresë i ndahet dekreti i nënshtetësisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se i ka dorëzuar dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare.

Dorëzimi është bërë gjatë vizitës që presidentja Osmani është duke e zhvilluar në Shqipëri.

“Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës”, ka shkruar Osmani derisa ka thënë se rrëfimet e tij le të vazhdojë të pushtojnë botën.

“Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës. Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version