Telegrafi

Uranik Begu emërohet anëtar i bordit në Tech Emerging Europe Advocates

Drejtori ekzekutiv i Innovation Centre Kosovo (ICK), Uranik Begu është emëruar anëtar i bordit në Tech Emerging Europe Advocates.

Bordi këshillues udhëhiqet nga ish-presidenti bullgar, Rosen Plevneliev.

Tech Emerging Europe Advocates e udhëhequr nga Emerging Europe është pjesë e Global Tech Advocates (GTA), komunitetit më të madh në botë për teknologji dhe inovacion.

Anëtarësia e kësaj trupe përfshinë 12 mijë liderë të industrisë nga Silicon Valley në Evropë, Azi, Australi dhe Zelandë e Re.

Tech Emerging Europe Advocates përfshinë 25 shtete me popullsi prej 200 milionë banorë, duke e bërë këtë rrjet më të madhin në familjen e GTA-së.

Ky grup është shtëpi e ndërmarrësve, biznese start-up, bizneseve të mesme, politik-bërësve, investitorëve, universiteteve, ekspertëve dhe medieve, që për qëllim kanë shndërrimin e regjionit në “hub” të qëndrueshëm të teknologjisë. /Telegrafi/