Telegrafi

Uranik Basholli, fitues i javës së shtatë në ‘Eksperti’ – luani për tri shpërblimet kryesore

Telegrafi po vazhdon t’i shpërblejë “Ekspertët”, që po parashikojnë ndeshjet e futbollit nga ligat më të ndryshme, duke fituar edhe shpërblime.

Tashmë lexuesit e mediumit më të madh në vend janë mishëruar me lojën shpërblyese, me parashikimin e rezultateve nga gara më e madhe evropiane e klubeve Liga e Kampionëve, për të vazhduar me BKT Superliga e Kosovës, Liga Premier, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1.

Në javën e shtatë të lojës që po e organizon mediumi ynë, Uranik Basholli është treguar më i suksesshmi duke mbledhur 64 pikë dhe kështu ka fituar “Altoparlant Wireless”.

Basholli me këtë rast është edhe pjesë e garës për një nga çmimet e mëdha: Skuter elektrik, iPhone 13 Pro Max dhe Trotinet Elektrik.

Tashmë ka filluar java e tetë në lojën ‘Eksperti’, andaj nxito, parashiko dhe fito shpërblimin e tetë që e jep Telegrafi duke klikuar KËTU. /Telegrafi/