Site icon Telegrafi

Ura “Bellasica” në Shkup nesër do të mbyllet për qarkullim për shkak të aktiviteteve ndërtimore

NP “Rrugë dhe rrugica” – Shkup për nesër në urën “Bellasica” njofton për regjim të përkohshëm të komunikacionit, ku nga ora 08:00 deri në ora 12:00 do të kryhen aktivitete ndërtimore.

“Për shkak të punimeve ndërtimore, ura do të mbyllet për komunikacion në të dy drejtimet dhe do të shënjohet me sinjalistikën përkatëse të komunikacionit”, njofton kompania publike.

NP “Rrugë dhe rrugë” apelon që automjetet të drejtohen me kujdes, ndërsa qytetarët të kenë durim deri në përfundimin e punëve ndërtimore./Telegrafi/

Exit mobile version