Telegrafi

UNUM Festival publikon listën e plotë të artistëve pjesëmarrës

Festivali ndërkombëtar i muzikës elektronike, UNUM festival, ka publikuar sot listën e plotë të artistëve të cilët do të performojnë prej datës 31 maj deri më 3 qershor te Rana e Hedhun në Shëngjin.

Në tri skena të ndryshme do të performojnë artistë ndërkombëtarë dhe lokal, emra të mëdhenj të këtij zhanri.

Joseph Capriati, i cili mban rekordin prej 25 orëve të performimit, Luciano, Ricardo Villalobos, Adriatique, Zip dhe shumë të tjerë.

Po ashtu, listës nuk i mungojnë as emrat lokal e regjional si Rrrron, Secret 47, Gemza, Tatu, Vegim dhe të tjerë të cilët mund t’i shihni në videon më poshtë.

Biletat për 4 ditë festival kushton 50 euro dhe përfshin edhe transportin prej qytetit deri te lokacioni i festivalit.

Ndërsa, pakot me akomodim, transport, biletë të festivalit dhe shuttle fillojnë prej 100 euro.

Biletat dhe pakot mund t’i bleni te Rave Travel ose në njërën prej pikave më poshtë.

Ngjarja po zhvillohet nën mbështetjen e plotë të ministrisë së Turizmit në Shqipëri.