Site icon Telegrafi

UNUM Festival kaloi të gjitha pritshmëritë këtë vit, Rana e Hedhun mbushet me më shumë se 20 mijë persona për edicionin e katërt!

UNUM Festival është rikthyer fuqishëm me edicionin e katërt në plazhin e Rërës së Hedhur në Shëngjin nga datat 1 deri 6 qershor dhe këtë vit po kalon të gjitha pritshmëritë.

Tashmë, Rana e Hedhur është mbushur me më shumë se 20.000 persona nga e gjithë bota.

Megjithëse festivali ka filluar, ende kemi 3 ditë të tjera të magjisë së Unum-it përpara nesh ku na presin tinguj e beats nga DJ të mëdhenj botëror si: MARCO CAROLA, RICARDO VILLALOBUS, SONJA MOONEAR e shumë emra tjerë të parezistueshëm 24 orë pa ndalë.

UNUM Festival

Unum Festival premton të jetë një eksperiencë e paharrueshme për të gjithë ata që e duan muzikën ‘house dhe techno’ për 6 ditë dhe 6 netë.

Por nuk është vetëm muzika që bën Unum Festival një event kaq të veçantë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga UNUM festival

Festivali zhvillohet në plazhin idilik të Ranës së Hedhun në Shëngjin, Shqipëri dhe ambienti magjepsës e bën eksperiencën më unike.

Exit mobile version