Site icon Telegrafi

UNUM Festival – biletat e limituara që kanë mbetur mund t’i gjeni në Rave Travel

Në çdo kafene të çdo qyteti po flitet për UNUM – festivalin që po rikthehet fuqishëm me të gjitha masat mbrojtëse kundër COVID-19 dhe festivali që ka marrë mbështetjen e plotë të Qeverisë së Shqipërisë.

Me lokacion në plazhin e bukur të Rërës së Hedhur në Shëngjin, UNUM është festivali më i ri dhe më tërheqës i stilit underground.

Festivali do të mbahet prej datës 3 deri më 7 qershor, duke ofruar muzikë 24 orë për 5 ditë në skenat e përgatitura në plazh dhe në mes të pishave.

Hapësirat e përsosura që shërbejnë për të dëgjuar muzikë nga artistët e njohur botërorë, e bëjnë UNUM Festival eventin më të shumëpritur të dy viteve të fundit.

Ndërkaq sa i përket biletave, ato mund t’i blini online tek RAVE-TRAVEL.COM dhe keni kohë vetëm deri me datën 31.05.2021 (e hënë) në ora 23:00.

Çmimi për një biletë është vetëm 70 euro për 5 ditë dhe të gjitha detajet e lajmet tjera mund t’i ndiqni nga Rave Travel në Facebook dhe Instagram.

Vlen të ceket se Telegrafi i jep 4 bileta falas për lexuesit e vet, ku për t’u bërë pjesë e lojës mjafton t’i ndiqni rregullat e postimit të mëposhtëm.

Exit mobile version