Manchester United është duke tentuar ta transferojë portierin e Lille, Mike Maignan, nëse David de Gea largohet nga skuadra në afatin kalimtar të verës.
23-vjeçari ka kaluar nëpër një formë të lartë në këtë sezon, duke arritur që t’i sigurojë skuadrës franceze vendin e dytë në Ligue 1, pas Paris Saint-Germainit.
Portieri francez poashtu është ftuar edhe nga selektori i kombëtares së Francës, Didier Deschamps, gjersa konsiderohet si njëri ndër talentet më premtues të Evropës.
Sipas Goal.com, eksploruesit të lojtarëve te Manchester United, e kanë shikuar Maignan në disa ndeshje, duke mbetur të impresionuar nga paraqitjet e tij.
Djajtë e Kuq po e shohin talentin francez si zëvendësues ideal të David de Geas, që ka refuzuar ta nënshkruajë kontratën e re para pak javësh.
Portieri spanjoll ka edhe një vit kontratë me Djajtë e Kuq, andaj këta të fundit nuk duan që ta humbasin atë si transferim të lirë, duke u përgatitur që ta shesin në këtë verë. /Telegrafi/