Site icon Telegrafi

UNMIK dënon sulmin në Kuvend

Përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Zahir Tanin ka reaguar pas sulmit të djeshëm në Kuvendin e Kosovës.

Shefi i UNMIK-ut në Kosovë ka dënuar sulmin dhe shpreson që përgjegjësit të kapen e të dënohen.

Lexo po ashtu Bushati dënon sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës

Në deklaratën e shefit të UNMIK-ut, thuhet se akte të tilla kriminale, si sulmi në Kuvendin e Kosovës, që ka shkaktuar vetëm dëme materiale, nuk duhet të ndodhin në Kosovë.

Zahir Tanin në fund ka shprehur mbështetjen e plotë për autoritetet vendase në hetimin e këtij rasti.

Exit mobile version