Telegrafi

Universitetin e Prishtinës, me “dituri” të kopjimit (Video)

Brenda klasave të Universitetit “Hasan Prishtina”, muret janë të shkarravitura nga shkrime që bëhen nga studentët.

Kjo dukuri e nxiti profesorin e fakultetit të gazetarisë, Rrahman Paqarizin, të reagojë në profilin e tij në Facebook.

Por, ani pse janë vetë studentë ata që i shkruajnë, një pjesë e tyre shprehen janë kundër kësaj dukurie.

Kjo dukuri, sipas dekanes së Fakultetit Filologjik, Lindita Rugova, është vështirë të parandalohet, pasi ky është rezultat i kulturës që trashëgojnë studentët nga cikle më të ulëta shkollore.

Situatë e njëjtë është në shumicën e fakulteteve të këtij universiteti, derisa për këtë dukuri kopjimi është raportuar edhe më parë. /Klan Kosova/