Telegrafi

Universiteti i Zagrebit synon themelimin e studimeve të Albanologjisë

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, ka pritur rektorin e Universitetit të Zagrebit, Damir Boras.

“Në takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të institucioneve respektive, e në veçanti për mundësitë e ndihmesës së ndërsjellë në fusha të caktuara. Nisur nga fakti që Universiteti i Zagrebit ka për qëllim themelimin e studimeve të Albanologjisë, UP-ja është treguar e gatshme të mbështesë dhe ndihmoj partnerët e vet me staf të përgatitur nga kjo lëmi”, thuhet në njoftimin e UP-së. “Në të njëjtën kohë, tek partnerët kroatë është gjetur gatishmëria e ofrimit të mbështetjes në programe të ndryshme të studimit, në të tria nivelet”.