Në Universitetin e Tetovës sot u shënua 8 marsi – dita ndërkombëtare e gruas. Për nder të kësaj date, në amfiteatrin e rektoratit u organizua pritje solemne për të gjithë të punësuarat në stafin akademik, stafin administrativ si dhe studentet e universitetit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti, në urimin e tij para të punësuarave në Universitetin e Tetovës shprehu nderimin dhe mirënjohjen e pakufishme për nënat dhe motrat shqiptare, për kontributin e dhënë në të gjitha fushat e jetës. Ai, gjithashtu në fjalën e tij shtoi se, rolin kryesor për avancimin e të drejtave të femrës shqiptare dhe gruas në përgjithësi, e luajti arsimimi dhe edukimi i saj.
Të gjitha studenteve dhe të punësuarave në Universitetit e Tetovës, udhëheqësia e këtij institucioni u dhuroi lule për festën e 8 Marsit./Telegrafi/