Telegrafi

Universiteti punëson 14-vjeçarin për t’i ushtruar studentët e matematikës (Foto)

Yasha Asley është punësuar në Universitetin e Lacesterit në Anglisë, për t’i ushtruar matematikë studentët.

Adoleshenti 14-vjeçar, që para dy vitesh u bë studenti më i ri ndonjëherë, tani është bërë i punësuari më i ri në departamentin e arsimit, transmeton Telegrafi.

Është dashur të bëhet një kërkesë e veçantë në komunën, meqë ai është nën moshën që i lejohet të ketë vend zyrtar të punës.

Asley i lumtur që është punësuar t’i ushtrojë studentët matematikë

Mirëpo, duke marrë parasysh rastin specifik, atij i është lejuar që të zhvillojë kurse për më se gjysmë orari në ditë, pasi t’i kryej ligjëratat.

“Kjo është jeta që e dua, të kryej detyra matematikore dhe të ndihmojë studentët tjerë”, ka thënë Asley, i gëzuar që i është dhënë kjo detyrë.

Pasi të ketë kryer studimet, ai do të aplikojë për doktoratë dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, mund të bëhet edhe kandidati më i ri që ka doktoruar. /Telegrafi/