Telegrafi

Universiteti i Prishtinës ngritët për 1 mijë vende në rangimin e universiteteve botërore

Rreth 1 mijë vende ka kaluar Universiteti i Prishtinës, në renditjen e “Webometrics Ranking of World Universities” (Renditja e universiteteve botërore).

Sipas këtyre të dhënave të publikuara, UP-ja aktualisht renditet në pozitën e 1471.

Për dallim nga një vit më herët, ku Universiteti publik renditej në vendin 3133, transmeton Telegrafi.

Sa i përket Universiteteve publike në rajon, UP-ja lë prapa edhe Universitetin e Tiranës dhe atë të Tetovës.

Web Ranking ose Webometrics është renditja më e madhe akademike e institucioneve të arsimit të lartë, e cila realizohet çdo gjashtë muaj për të gjitha universitetet botërore nga Cybometrics Lab (Spanish National Research Council, CSIC). /Telegrafi/