Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të organizojë mbledhje komemorative pas ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe simbolit të rezistencës së çështjes kombëtare, Adem Demaçit.
Mbledhja komemorative do të mbahet në sallën e Senatit në Rektorat, në ora 12:00.
Veprimtari Adem Demaçi vdiq të enjten. Varrimi i tij u bë me ceremoni shtetërore në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.