Telegrafi

Universiteti Nënë Tereza konsiderohet si politik (Video)

Deputetët sot votuan propozimin e Qeverisë që me procedurë të shkurtër, të sillet vendimi për themelimin universitetit Damjan Gruev, dhe kthimin e fakultetit të shkencave të zbatuara në UShT, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Lidhur me këtë Alsat -M bën të ditur se vendimi për rikthimin e fakultetit të shkencave të zbatuara në UT është mirëpritur nga grupi i profesorëve të cilët e çuan në Kushtetuese, vendimin për shuarjen e këtij fakulteti.

Megjithatë, ky grup kërkon nga ministrat e rinj të BDI-së që të mos e konsiderojnë si fitore të tyre, pasi që, sipas grupit, e kanë përmirësuar gabimin e tyre.

Ndërkaq, Universitetin Nënë Tereza, është konsideruar si universitet politik nga ana e Arsim Sinanit, ish-profesor në UT dhe e Mersim Maksutit, profesor në UT. Sinani vlerëson se partia në pushtet do të tentojë të fitojë pikë politike me këtë universitet, kurse Maksuti konsideron se nuk ka asnjë parakusht për fillim të mbarë të këtij institucioni. Që të dy e shohin me dyshime këtë universitet./Telegrafi/