Universiteti FON hap dyert për banorët e goditur nga moti i ligë i mbrëmshëm, që shkaktoi dëme të shumta materiale dhe viktima në njerëz, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas njoftimit të menaxherit të përgjithshëm, Sefer Canoski, kampusi i universitetit do të pranojë banorët të cilët nuk kanë mundësi të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të vërshimeve dhe do të mund të qëndrojnë aty deri në momentin e stabilizimit të situatës.
Universiteti do të hapë në kampusin e tij edhe një stendë, ku qytetarët e Maqedonisë do të mund të ofrojnë donacione për banorët e prekur nga përmbytjet./Telegrafi/