Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal ka bërë t ditur se Anthony Martial, Matteo Darmian dhe Chris Shmalling janë të gatshëm për ndeshjen kundër Watfordit që zhvillohet të mërkurën.
Martiali ka munguar në dy ndeshjet e fundit pasi zgjati muskujt në stërvitjet para ndeshjes kundër Midtjyllandit në Europa League.
Darmiani dhe Smallingu kanë munguar që prej humbjes 2 me 1 nga Sunderlandi, transmeton Koha.net.
Tre lojtarët mund të rikthehen në ndeshjen e ardhshëm që zhvillohet nesër, për t’i ndihmuar Unitedit që të sigurojë fitoren e dytë me radhë.
“Lojtarët po rikthehen. Kjo është pozitive”, ka thënë Van Gaal për MUTV.