Manchester Unitedi ka marrë një lajm të mirë se mund ta transferojnë Joao Felixin, pasi presidenti i klubit ka bërë të ditur se ata mund të heqin dorë nga ai nëse marrin një ofertë e majme.
Express Sport raporton se talenti portugez është në radarin e Ole Gunnar Solskjaer, që pritet të bëjë një revolucion në skuadër gjatë këtij afati kalimtar.
19-vjeçari ishte i jashtëzakonshëm në sezonin që lamë pas me Benfican, duke shënuar 15 gola dhe ka bërë nëntë asistime, duke marrë vëmendjen e disa klubeve evropiane.
Presidenti i klubit portugez, Luis Felipe Vieira, ka thënë se ata do t’i marrin parasysh ofertat e larta, por edhe dëshirën e Felix për të qëndruar në klub.
“Ne ulemi me lojtarët dhe ata na thonë: ‘President, unë mund të fitoj pesë milionë euro, mos më detyroni të qëndrojë këtu”, ka treguar presidenti i Benficas.
“Joao Felix kishte një klauzolë rreth 55 milionë euro, por pas vetëm dy apo tri ndeshjeve, ne vendosëm që klauzola e tij të rritet në 120 milionë”.
“Nëse një klub ofron 120 milionë euro për transferimin e Felix, atëherë ne nuk do të ngurrojmë ta pranojmë atë. Por, kjo do të varet edhe nga dëshira e tij se ku dëshiron të luajë”, ka shtuar më tej Vieira. /Telegrafi/