Site icon Telegrafi

Unitedit i është thënë se duhet të paguajë 100 milionë euro për Hojlund

(Foto: Getty Images)

Manchester Unitedit i është bërë e qartë se duhet të shpenzojë shumë para për t’i siguruar shërbimet e Rasmus Hojlund.

Daily Mail raporton se Atalanta i ka vënë çmim rekord sulmuesit 20 vjeçar në vlerë prej 100 milionë euro.

Futbollisti danez konsiderohet ndër qendërsulmuesit premtues për të ardhmen, ashtu që Djajtë e Kuq duhet t’i llogaritin gjërat para se të marrin vendimin për të shpenzuar.

Lexo po ashtu ‘Duhet ta kem bërë gjënë e duhur nëse më kërkojnë’ – Hojlund flet për interesimin e Unitedit

Harry Kane e Victor Osimhen kanë qenë opsionet primare të Erik ten Hag, mirëpo trajneri ka vendosur për lojtarë më të rinj, si Hojlund dhe sulmuesi i Brightonit, Evan Ferguson.

Sidoqoftë, gjërat mund të ndryshojnë shpejt në rast se zyrtarizohet shitja e klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version