Manchester Unitedit i është bërë me dije se duhet t’i paguajë 480 milionë euro për t’i marrë shërbimet e Raphael Varanes nga Real Madridi.
Daily Star raporton se Ole Gunar Solskjaer është duke e kërkuar me ngulm transferimin e mbrojtësit francez në këtë afat kalimtar veror.
Djajtë e Kuq ka kohë që po e kërkojnë transferimin e 26-vjeçarit, mirëpo Los Blancos kanë refuzuar ta shesin atë që disa afate.
Fituesi i Kupës së Botës kishte bërë me dije në fund të sezonit 2018/2019 se po e mendon largimin nga Santiago Bernabeu, duke e ringjallur interesimin e skuadrës angleze.
Por, tani Real Madridi i ka bërë me dije Manchester Unitedit se për ta transferuar Varanen duhet të paguajnë klauzolën e tij prej 480 milionë euro.
Nëse Djajtë e Kuq nuk arrijnë ta transferojnë francezin, atëherë si opsion i tyre i dytë është Kalidou Koulibaly i Napolit që ka një vlerë rreth 110 milionë euro. /Telegrafi/