Manchester United ka zyrtarizuar totalisht nënshkrimin me sulmuesin belg, Romelu Lukaku nga Evertoni.
Para disa ditëve, Djajtë e Kuq lajmëruar që kanë arritur marrëveshje me Evertonin për transferimin e sulmuesit belg në Old Trafford, por detajet tjera nuk u bën publike pasi priteshin përfundimi i testeve mjekësore.
Tani testet mjekësore janë kryer me sukses dhe United ka njoftuar se Lukaku ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, me mundësi për të vazhduar edhe për një vit të ardhshëm, ndërsa transferimi i tij iu ka kushtuar plot 75 milionë funte.
Reprezentuesi 24-vjeçar belg do të bashkohet me ekipin në Los Angeles përpara trajnimit para sezonal, ndërsa Mourinho mezi pret të punoj me të.
“Romelu është një përshtatje e natyrshme për Manchester Unitedin, ai është një personalitet i madh dhe një lojtar i madh, por është e natyrshme që ai dëshiron të zhvillojë karrierën e tij në klubin më të madh”,
“Ai do të jetë një shtesë e madhe për grupin dhe e di se ata do të bëjnë atë shumë të mirëpritur. Jam me të vërtetë duke shikuar përpara për të punuar me të përsëri”, përfundoi Mourinho. /Telegrafi/