Site icon Telegrafi

Unitedi vendos të ulë çmimin e Pogbas, drejtuesit lejojnë largimin e tij në verë

Manchester Unitedi thuhet se është i të gatshëm të pranojë 150 milionë funte për yllin francez, Paul Pogba.

Mesfushori francez është lidhur shumë me një largim nga Old Trafford në verën e fundit dhe në afatin kalimtar të janarit.

Dy klubet e mëdha evropiane, Real Madridi dhe Juventusi kanë qenë më të interesuarat, por nuk kanë arritur t’i përmbushin kërkesat e Djajve të Kuq.

Lexo po ashtu Mbappe, Pogba, Kante dhe Koulibaly – Real Madridi pritet ta ketë një formacion të frikshëm në sezonin e ri

Por, Unitedi thuhet se është i etur për të hequr qafe reprezentuesin francez dhe janë të gatshëm të pranojnë një çmim më të ulët për shitjen e tij.

Sipas mediumit britanik The Sun, klubi nga Old Trafford e ka ulur çmimin e kërkuar për Paul Pogba në 150 milionë funte apo 177 milionë euro.

Lexo po ashtu Juventusi nuk e do Pogban me çdo kusht

Në dy afatet e fundit, Djajtë e Kuq kërkonin mbi 200 milionë euro për yllin e tyre francez.

Drejtuesit e klubit anglez dhe trajneri gjithashtu e kanë lajmëruar lojtarin dhe agjentin e tij, Mino Raiola, se mund të largohet në verë. /Telegrafi/

Exit mobile version