Site icon Telegrafi

Unitedi udhëheq garën për sensacionit norvegjez, duan ‘rrëmbimin’ e Haalandit në janar

Manchester Unitedi thuhet se është duke e udhëhequr garën për nënshkrimin e sulmuesit të RB Salzburgut, Erling Braut Haaland.

Liverpooli dhe Napoli janë gjigantët e fundit të lidhur transferimin e reprezentuesit adoleshent të Norvegjisë.

Sidoqoftë, sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Manchester Unitedi është duke kryeson garën për nënshkrimin e tij.

Lexo po ashtu Sensacioni norvegjez eklipson Messin dhe Ronaldon, Erling Braut Haaland ka shënuar tashmë 20 gola këtë sezon dhe është vetëm tetori

Ky medium shton se Unitedi është gati të ofrojë 50 milionë euro për të ‘rrëmbyer’ Haalandin nga duart e Salzburgut qysh në afatin e janarit.

Të premten, menaxheri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer u pyet për bashkëvendësin e tij, por tha se nuk është e drejt të flas për një lojtar që nuk është në ekipin e tij.

Lexo po ashtu Si e humbën mundësinë klubet e mëdha të nënshkruan me sensacionin Haaland për vetëm 4 milionë euro – sot çmimi i tij është dhjetëfishuar

“Nuk mendoj se është koha që unë të flas për sulmuesit e skuadrave të tjera”.

“Dje fola për Harry Kane, sot për Erling. Nuk mendoj se është e drejtë për mua”, përfundoi norvegjezi. /Telegrafi/

Exit mobile version