Site icon Telegrafi

Unitedi triumfon në derbin e madh ndaj Cityt

Manchester United (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi ka fituar ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-0 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 29-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq kanë arritur të marrin një fitore të madhe ndaj rivalit të urryer lokal, Cityt.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë jo shumë produktive nga dy skuadrat, por me vendasit më pragmatik duke gjetur golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 30-të dhe ishte Anthony Martial, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit Bruno Fernandesit.

Në pjesën e dytë, City rriti përpjekjet duke luajtur lojë më të mirë dhe duke krijuar më shumë raste në kërkim të barazimit.

Në minutën e 48-të ata shënuan me anë të Sergio Agueros, por goli u anulua më vonë për pozitë jashtë loje.

Deri në fund të ndeshjes, City pati edhe një rast të mirë me Gabriel Jesus (75’), por pa arritur t’i ndryshojë shifrat, ndërsa Unitedi shënoi me anë Scott McTominay në shtesë dhe vulosi fitoren 2-0.

Pas kësaj fitore, Unitedi ngjitet në pozitën e pestë me 45 pikë apo tri më pak se Chelsea i katërti, ndërsa City renditet i dyti me 57 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Djajtë e Kuq udhëtojnë te Tottenham Hotspur, ndërsa Qytetarët e presin Arsenalin. /Telegrafi/

https://twitter.com/UtdJustin/status/1236698798505619456

https://www.youtube.com/watch?v=rj0Wn9L9Ung

 

 

Exit mobile version