Telegrafi

Unitedi transferon Fredin, afër konfirmimit edhe Diogo Dalot

(Foto: Getty Images)

Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit brazilian, Fred, nga Shakhtar Donetsku.

Djajtë e Kuq do të paguajnë 52 milionë funte (59.5 milionë euro) për lojtarin, i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin e ri.

Të martën, ai ka udhëtuar në zyrat e Unitedit në Londër për t’i kompletuar formalitetet e transferimit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për MANCHESTER UNITED

Sidoqoftë, zyrtarizimi do të vonohet për shkak të dokumentacionit ndërkombëtar dhe përfshirjes së Federatës Braziliane të futbollit.

Unitedi është duke i sqaruar edhe detajet e fundit për transferimin e mbrojtësi të Portos, Diogo Dalot, i cili po ashtu ndodhet në Londër për nënshkrimin e kontratës.

Diogo Dalot do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Unitedin (Foto: Getty Images)

Ai pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me klubin anglez.

Jose Mourinhos i pëlqen ideja që 19-vjeçari mund të luajë edhe në krahun e majtë edhe në krahun e djathtë. /Telegrafi/