Telegrafi

Unitedi thuhet se e ka gati transferimin e Ben Yedderit

Manchester Unitedi është i gatshëm që ta kompletojë transferimin e tretë për këtë afat kalimtar, e që pritet të jetë Wissam ben Yedder, por vetëm nëse largohet fillimisht Romelu Lukaku.

Djajtë e Kuq kanë shfaqur interesim për anëtarin e Sevillas, mirëpo fillimisht duhet të zgjidhin situatën me sulmuesin belg. Nëse skuadra angleze vendos që ta shesë Lukakun, atëherë do t’i kërkojnë shërbimet e Ben Yedder.

Wissam ben Yedder (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle, La Colina der Nervion, Manchester Unitedi dhe sulmuesi i talentuar tashmë janë pajtuar rreth kushteve personale.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Unitedit për sezonin e ri pas afrimit të Wan-Bissakas dhe transferimeve tjera të mundshme

Më tej bëhet e ditur se francezi është pajtuar që të transferohet në Old Trafford, mirëpo transferimin po e bllokon e ardhmja e paqartë e belgut.

Besohet se Antonio Conte po e kërkon me ngulm 26-vjeçarin te Interi, derisa Manchester Unitedi po kërkon 90 milionë euro për shërbimet e tij. /Telegrafi/