Manchester Unitedi është tërhequr nga gara për Harry Kane, duke qenë se e konsideron shumë të lartë çmimin që i ka vënë Tottenham Hotspur.
The Guardian njofton se Djajtë e Kuq nuk mund ta paguajnë shumën e kërkuar nga Spursat për nënshkrimin e sulmuesit anglez.
Kane ka vetëm një vit në kontratën e mbetur, ndërsa pronari i klubit, Daniel Levy, nuk shumë i interesuar që ta shesë në këtë afat kalimtar.
Në rast të mostransferimit dhe mos rinovimit të kontratës, atëherë 29-vjeçari mund të largohet në verën e ardhshme me parametrat zero.
Derisa Unitedi e ka kthyer interesimin kah sulmuesi i Atalantas, Rasmus Hojlund, për kapitenin e Tottenhamit është i interesuar edhe Real Madridi. /Telegrafi/