Barcelona e ka rrugën të hapur për transferimin e Antoine Griezmann nga Atletico Madridi.
Marca bën të ditur se Manchester Unitedi e ka zbehur interesimin për sulmuesin francez.
26-vjeçari vlerësohet rreth 100 milionë euro dhe klubi që e pronëson nuk e lëshon për më pak para.
Jose Mourinho është një fans i Griezmann dhe e dëshiron në Old Trafford, mirëpo nuk mendon se ai vlen aq shumë para.
Në ndërkohë, Barca është duke e monitoruar sulmuesin qe një kohë dhe me shumë mundësi do të bëjë ofertë për të.
Griezmann është pjesë e Atleticos nga viti 2014 kur është transferuar nga Real Sociedadi.
Asokohe, klubi nga Madridi ka shpenzuar rreth 30 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e tij.
Në shënjestër të Blaugranëve është edhe Philippe Coutinho i Liverpoolit dhe me shumë mundësi klubi spanjoll do t’i kërkojë të dy lojtarët gjatë verës. /Telegrafi/