Manchester United po kalon nëpër një formë të dobët në këtë sezon në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq shpresojnë që t’u japin fund vuajtjeve për rezultateve të dobëta, pasi në janar duan t’i bëjnë disa transferime.
Goal.com raporton se United po shpreson që ta transferojë Jadon Sanchon e Bourssia Dortmundit dhe Erling Haaland nga Red Bull Salzburg.
Skuadra gjermane u ka bërë me dije drejtuesve të klubit anglez se nuk do ta lejojnë largimin e sulmuesit nën shumën e 100 milionë eurove.
Në anën tjetër, austriakët po kërkojnë 60 milionë euro nga shitja e norvegjezit që ka shpërthyer në këtë pjesë të parë të sezonit, ku veçohen paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve.
Manchesteri shpreson që t’i mbyllë këto dy transferime në shumën e 150 milionë eurove, por që rivalizohen edhe nga disa skuadra tjera evropiane. /Telegrafi/