Site icon Telegrafi

Unitedi tenton ta bindë Griezmannin të shkojë në Old Trafford, duke e paralajmëruar se Neymari po kthehet te Barca

Manchester Unitedi thuhet se po refuzon të heqë dorë nga transferimi 120 milionësh i Antoine Griezmannit.

Fituesi i Kupës së Botës është shumë afër që të kalojë te Barcelona, derisa është pajtuar me kushtet personale, me klauzolën që hyn në fuqi nga java e ardhshme.

Por, Djajtë Kuq janë duke tentuar ta bindin yllin 28-vjeçar që t’i refuzojë Blaugranët dhe të transferohet në Old Trafford në këtë afat kalimtar.

Antoine Griezmann (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Katalunasit po mendojnë që në këtë verë ta transferojnë edhe Neymarit nga Paris Saint-Germanini, derisa po ofrojnë edhe shërbimet e Philippe Coutinhos.

Lexo po ashtu L’Equipe raporton se vlera e Griezmannit po bie

Unitedi thuhet se po e përdor tentimin e Barcelonës për kthimin e Neymarit, si arsye për ta transferuar Griezmannin, duke i thënë se do të jetë një lider në skuadër.

Skuadra angleze ka disa sezone që po e kërkon transferimin e sulmuesit të talentuar, mirëpo ai është më afër transferimit në Camp Nou. /Telegrafi/

Exit mobile version