Manchester Unitedi është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Christian Eriksenit në këtë verë nga Tottenham Hotspuri.
Djajtë e Kuq po tentojnë që ta transferojnë mesfushorin danez, mirëpo tani rivalizohen edhe nga Atletico Madridi.
Skuadra angleze dëshiron ta transferojë 27-vjeçarin si zëvendësues të Paul Pogbas, në rast se largohet në këtë verë nga Old Trafford në drejtim të Real Madridit.
Sipas Indepedent, Unitedi po planifikon t’i ofrojë Spursave rreth 70 milionë euro për shërbimet e Eriksenit, edhe pse ata kërkojnë 85 milionë.
Danezi ka hyr në muajt e fundit të kontratës me Tottenhamin, andaj këta të fundit janë në presion që ta shesin atë në këtë verë, në mënyrë që mos t’u largohet me parametra zero.
Manchester United e ka shansin që ta transferojë Eriksenin, mirëpo kjo gjë do të varet edhe nëse Pogba e kompleton kalimin te Real Madridi. /Telegrafi/