Telegrafi

Unitedi do ta ndjek nga afër Barellan

Nicolo Barella (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi njoftohet se do të dërgojë skautë për të parë nga afër mesfushorin italian të Cagliarit, Nicolo Barella, këtë fundjavë.

Sipas gazetarit të Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira, disa agjentë të Unitedit do të jenë në San Paolo të shtunën.

Aty Napoli do të presë Cagliarin dhe synimi i tyre është të shohin nga afër paraqitjen e mesfushorit Barella.

Lexo po ashtu Nga Vinicius Junior te Zaniolo e Jadon Sancho, UEFA zgjedh 50 futbollistët e së ardhmes – Arijanet Muriqi në mesin e tyre

Schira shpjegon se Djajtë e Kuq janë të interesuar në nënshkrimin e 22-vjeçarit për të forcuar një mesfushën pasi mund të humbasin shërbimet e Paul Pogba dhe Ander Herrera.

Nicolo Barella (Getty Images)

Menaxheri Ole Gunnar Solskjaer gjithashtu do të donte Kalidou Koulibaly, por mbrojtësi i Napolit vlerësohet 150 milionë euro nga presidenti Aurelio De Laurentiis.

Për Barellan interesim kanë shprehur edhe skuadra tjera angleze si Arsenali dhe Tottenhami, ndërsa në Itali pëlqehet nga Juventusi, Interi dhe Roma. /Telegrafi/