Manchester Unitedi është gati të bëjë një përpjekje të tretë për të nënshkruar me mesfushorin e Arsenalit, Aaron Ramsey.
Sipas mediumit anglez The Mirror, mesfushori uellsian do të largohet nga Emirates verën e ardhshme pasi Arsenali tërhoqi një ofertë kontrate që ishte në tavolinë për yllin e Uellsit.
Kjo e ka vënë Jose Mourinhon dhe Ed Woodwardin në alarm pas dy përpjekjeve të dështuara që tashmë i kanë marrë nga mesfushori i talentuar që u rrit duke mbështetur Unitedin si një fëmijë.
Ish-trajneri i Unitedit, Sir Alex Ferguson e donte Ramsyn para se ai të largohej nga Cardiffi për Arsenalin në një marrëveshje prej 4.8 milionë funtesh në vitin 2008.
Dhe është e kuptueshme që Unitedi përpiqej të transferonte Ramseyn, i cili i refuzoi edhe një herë gjatë verës së kaluar.
Ky interes u rrëzua nga trajneri aktual Unai Emery që dëshironte t’i mbante të gjitha yjet e skuadrës për të bërë vlerësimin e tij.
Për Ramseyn ka konkurrencë të madhe pasi pëlqehet edhe nga Liverpooli në Ligën Premier dhe Juventusi e Milani në Serie A.
Mesfushori mund të flasë dhe nënshkruar para-kontratë me një klub nga janarit i vitit 2019 pas hynë në gjashtë muaj të fundit të kontratës me Arsenalin. /Telegrafi/