Telegrafi

Unitedi shënon dy gola të shpejtë ndaj Chelseat me anë të Martial dhe Rashford

Manchester United ka realizuar dy gola të shpejtë ndaj Chelseat në përballjen e tyre në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq fillimisht kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Marcush Rashford në pjesën parë me anë të penaltisë së shkaktuar nga Kurt Zouma.

Pjesa e dytë sërish filloi më mirë për ta, ndërsa Anthony Martial shënoi një gol të bukur në minutën  e 65-të.

Nuk vonoi shumë dhe sulmuesi anglez e realizoi golin e tij të dytë në ndeshje dhe të tretin për Unitedin, që tashmë kanë marrë tri pikët e para në derbin e parë në ligën angleze. /Telegrafi/