Jose Mourinho është i interesuar të forcojë mbrojtjen për sezonin e ardhshëm.
Sipas Mirror, emri i fundit në listën e portugezit është Raphael Varane dhe në muajt e ardhshëm pritet edhe oferta nga Manchester Unitedi drejt Real Madridit.
Oferta e parë pritet të jetë 57 milionë euro, por me shumë mundësi do të refuzohet nga klubi spanjoll pasi ata e konsiderojnë vlerën e francezit më të madhe.
Man Utd ka shfaqur interesim edhe për Toby Alderweireldin e Tottenhamit dhe Samuel Umtitin e Barcelonës.
24-vjeçari iu bashkua Realit në verën e 2011 nga Lensi për rreth 10 milionë euro.
Në shtatë sezone për Los Blancos Varane është paraqitur në 222 ndeshje dhe ka shënuar 10 gola.
Mbrojtësi francez vlerësohet për lojën e tij në ajër, shpejtësinë dhe vendosjen e mirë në situata të ndryshme.
Varane është pjesë edhe e Përfaqësueses së Francës nga viti 2013. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=wGxy0mrcMhs