Site icon Telegrafi

Unitedi rivalizon Cityn për Bruno Fernandesin

Manchester United është i vendosur ta sfidojë Manchester Cityn për nënshkrimin e mesfushorin portugez, Bruno Fernandes.

Kapiteni i Sporting Lisbonës po përjeton një formë të lartë këtë sezon dhe kjo ka bërë shumë klube evropiane të vihen pas tij.

Fernades ka shënuar 31 gola dhe ka dhuruar 17 asistime në 50 ndeshje për Sportingun këtë sezon.

Lexo po ashtu Manchester United gati sulmin e çmendur për treshen portugeze - 290 milionë euro për Joao Felix, Ruben Dias dhe Bruno Fernandes

Sipas mediumit të njohur ESPN, Unitedi dëshiron që Fernandes të zëvendësojë Ander Herrera, i cili pritet të bashkohet me PSG-në si lojtar i lirë.

Reprezentuesi portugez pëlqehet shumë edhe nga rivalët e Manchester Cityt teksa Sportingu e vlerëson 60 milionë euro.

Një tjetër lojtar në listën e dëshirave për mesfushën e Djajve të Kuq është ylli i Atletico Madridit, Saul Niguez, por spanjolli kushton shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version