Drejtuesit e Manchester Unitedit pritet t’i ofrojnë Jose Mourinhos kushte për të shpenzuar gjatë afatit kalimtar të janarit.
Afati kalimtar i verës kaloi pa ndonjë transferim të madh te skuadra nga Old Trafford.
Kjo e frustroi trajneri portugez, Mourinho, i cili disa herë shpreh pakënaqësitë e tij me politikën transferuese të klubit, pasi këta nuk ia plotësuan kërkesat.
Por, tani pas një nisje jo të mirë të kampionatit, drejtuesit e ekipit janë bindur se nevojiten ende shpenzime për të forcuar skuadrën.
Sipas mediumit The Sun, drejtuesit e Unitedit do t’i ofrojnë Mourinhos para për të shpenzuar në afatin kalimtar të janar.
Megjithatë, hierarkia e Unitedit do të shpenzojë vetëm në qoftë se ata mendojnë se një lojtar është me të vërtetë vlen.
Pra, drejtuesit e klubit nuk do të lejojnë Mourinhon të ketë gjithë fuqinë transferuese në dorën e tij.
Toby Alderweireld ka të ngjarë të kthehet në radarin e Djajve të Kuq në janar, pasi ata shpresojnë të transferojnë mbrojtësin me një normë zbritjeje me vetëm gjashtë muaj të mbetur në kontratën e tij. /Telegrafi/