Manchester Unitedi është duke u përpjekur të sigurojë shërbimet e Ainsley Maitland-Niles – raporton mediumi gjerman, Sport1.
Sipas njoftimit, marrëveshja është 80 për qind e përfunduar dhe pritet të zgjidhjen edhe disa detaje.
Në rast se do të ndodhë transferimi, atëherë Unitedi do të paguajë 22 milionë euro plus bonuset për lojtarin anglez.
Megjithatë, për shërbimet e mesfushorit kanë shprehur interesim edhe disa klube të tjera nga Liga Premier.
Maitland-Niles rrjedh nga Akademia e Arsenalit, ndërsa një sezon ka qenë i huazuar te Ipswich Town. /Telegrafi/