Site icon Telegrafi

Unitedi përgatit ofertën për Lozanon 

Hirving Lozano (Getty Images)

Manchester United ka bërë yllin meksikan, Hirving Lozano, njërin nga objektivat kryesor për afatin kalimtar veror.

Djajtë e Kuq kanë dështuar sezonin e kaluar në të gjitha garat dhe drejtuesit e trajneri Jose Mourinho duan të përforcojnë ekipin për sezonin e ri.

Njëri nga lojtarët që duan ta kenë në Old Trafford është anësori sulmues i PSV-së, Lozano, i cili ka zhvilluar një sezon mahnitës në Holandë.

Lexo po ashtu Hirving Lozano kërkohet nga Arsenali dhe Liverpooli

Ylli i kombëtares së Meksikës është nën kontratë me PSV-në deri më 2023 dhe ka tërhequr shumë interesim pas 17 gola në sezonin e fundit të Eredivisie.

Lozano duke i shënuar gol Gjermanisë në Kupën e Botës (Getty Images)

Arsenali, Liverpooli, Real Madridi dhe Barcelona kanë qenë të lidhur me sulmuesin anësor, i cili do të mbush 23 vjet më 30 korrik.

Megjithatë, tani garës i është shtuar edhe një skuadër tjetër e madhe evropiane si United, që do të përpiqet ta transferojë gjatë verës.

Lexo po ashtu Real Madridi interesohet për Lozanon

Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, Djajtë e Kuq po përgatisin një ofertë prej 35.3 milionë funtesh apo 40 milionë euro për Lozanon.

Ndryshe, Lozano ka zhvilluar ndeshje të mira në Kupën e Botës, ku ka shënuar një gol dhe ka shtuar një asistim. /Telegrafi/

Exit mobile version