Manchester Unitedi raportohet është pajtuar të paguajë klauzolën e Ansu Fatiti që i ka caktuar Barcelona.
Skuadra katalunase ka kohë që po përballet me një interesim të lartë të Djajve të Kuq për spanjollin e natyralizuar.
Por, sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Manchester United tani ka bërë ofertë serioze në drejtim të Blaugranasve.
Klubi anglez ka ofruar plotë 170 milionë euro, aq sa është klauzola e Ansu Fatit te skuadra katalunase.
Muaj më parë, Unitedi ofroi 100 milionë euro te Barcelona, mirëpo që ajo shumë u refuzua menjëherë.
Skuadra nga La Liga konfirmoi se klauzola e lojtarit është 170 milionë euro, mirëpo nuk mendojnë të shesin lojtarin.
Unitedi po tenton të bind me çdo çmim Barcelonën që t’ua shesë lojtarin në këtë verë. /Telegrafi/