Manchester Unitedi thuhet se është pajtuar t’i paguajë 80 milionë funte apo 89 milionë euro te Leicester City për mbrojtësin Harry Maguire.
Mbrojtësi anglez është duke u kërkuar nga Djajtë e Kuq që disa afate, e siç duket marrëveshja është afër finalizimit mes të tria palëve.
Sipas Bleacher Report, Unitedi thuhet se kanë rënë dakord për një tarifë prej 80 milionë funtesh apo 89 milionë euro për mbrojtësin e ‘Dhelprave’.
Marrëveshja për transferimin e reprezentuesit anglez do të thynte rekordin e transferimeve për një mbrojtës, rekord ky që aktualisht mbahet nga Virgil Van Dijk.
Mbrojtësi 26-vjeçar thuhet se do të përfundojë transferimin pas testeve mjekësore në Mançester në javën e ardhshme.
Shuma e transferimit thuhet se përbëhet nga 60 milionë funte apo 67 milionë euro të gatshme dhe 20 milionë funte apo 22 milionë euro bonuse. /Telegrafi/