Manchester Unitedi thuhet se i ka bërë një ofertë të madhe mbrojtësit të talentuar holandez, Mathijs de Ligt, i cili po lidhet me një transferim te Barcelona.
Barcelona transferoi mesfushorin Frenkie De Jong këtë verë, ndërsa u raportua se në Camp Nou do të transferohet edhe shoku i tij De Ligt.
Megjithatë, pasi sezonit të jashtëzakonshëm të 19-vjeçarit me Ajaxin, agjenti i De Ligt, Mino Raiola, beson se oferta e Barçës duhet të rritet.
Blaugranët thuhet se nuk janë të gatshëm të hynë në ankand dhe duan që lojtarit t’i dëgjohet dëshira për të luajtur prapë me De Jongun dhe së pari me Lionel Messin.
Kërkesat e reja financiare të Raiolas dhe padurimi për një luftë ofertash midis elitës evropiane tani e kanë lejuar Manchester Unitedin të hyjë furishëm në garë.
Sipas gazetës katalunase Sport, Djajtë e Kuq qëndrojnë mirë financiarisht dhe janë në gjendje t’i ofrojnë De Ligtit një kontratë të madhe me pagë prej 14 milionë euro për në vit.
Kjo pagë i bie të jetë 236 mijë funte apo 269 mijë euro në javë, 38 mijë në ditë apo 1.600 në orë, pagë që do ta vendoste atë pranë fituesve më të mëdhenj te Unitedit.
Nënshkrimi i De Ligt do të goditje e madhe për Unitedin në tregun e transferimeve pasi ai është lojtari më i kërkuar në Evropë për momentin dhe kjo do të hapte rrugën edhe shumë yjeve tjera për të kaluar në Old Trafford. /Telegrafi/