Telegrafi

Unitedi ofron 45 milionë euro dhe një lojtar për Cancelon

Manchester Unitedi është i interesuar në transferimin e Joao Cancelos nga Juventusi.

Klubi anglez po tenton ta transferojë mbrojtësin portugez gjatë afatit kalimtar veror.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Joao Cancelo

Sipas TuttoMercatoweb, 24-vjeçari mund të largohet nga Torino edhe pse kaloi verën e kaluar për 40 milionë euro nga Valencia.

Mediumi italian raporton se Mancheser Unitedi është duke e menduar seriozisht transferimin e Cancelos në verë.

Djajtë e Kuq janë duke planifikuar që të ofrojnë 45 milionë euro dhe Matteo Darmianin për t’i marrë shërbimet e portugezit, ndërsa Juventusi mund të joshet nga kjo ofertë. /Telegrafi/