Site icon Telegrafi

Unitedit iu refuzuan 111 milionë euro për Varanen, por në dimër pritet ofertë më e lartë

Varane - Romos (Getty Images)

Manchester Unitedi ka vendosur Raphael Varenen si objektivin kryesor të transferimeve dhe pritet të kthehet në dimër me një ofertë të lartë për të.

Djajtë e Kuq nuk e kanë nisur mirë sezonin në Ligën Premier dhe kjo ka shtuar edhe më shumë pakënaqësitë tek trajneri Jose Mourinho.

Pakënaqësia e portugezit ka të bëjë me transferimet e pakta dhe jo të mëdha që drejtuesit e klubit ia bërë trajnerit.

Lexo po ashtu Unitedi ofroi 111 milionë euro për Varanen, por Reali nuk lejoi largimin e tij

Mourinho kërkoi emra të njohur dhe të konfirmuar për t’i transferuar në Old Trafford, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Sipas mediave spanjolle, Unitedi tashmë ka ofruar 112 milionë euro për Varanen në verë, por një ofertë e tillë u refuzua nga Real Madridi.

Megjithatë, klubi anglez nuk ka hequr dorë nga francezi dhe pritet të kthehet me një ofertë edhe më të madhe për të në dimër.

Lexo po ashtu Varane mund të largohet prej Realit, Lopetegui preferon Nachon para francezit

Mbrojtësi francez kryeson listën e Mourinhos, por Madridi nuk do ta lërë të shkojë me lehtësi dhe për një ofertë të jo të kënaqshme.

Ditëve të fundit u përfol për një humbje të vendit në formacionin titullar te Reali, me Julen Lopeteguin që thuhet se preferon Nachon para francezit. /Telegrafi/

Exit mobile version