Odion Ighalo nuk do ta vazhdojë qëndrimin e te Manchester Unitedi – bën të ditur The Sun.
Kontrata e deritanishme e nigerianit ka skaduar të dielën mbrëma dhe nuk është arritur ndonjë marrëveshje për vazhdimin e saj.
Djajtë e Kuq kanë rezerva në përpjekjet e tyre për të arritur një kontratë afatgjate dhe me shumë mundësi ai do të kthehet te klubi kinez, Shanghai Shenhua.
30-vjeçari u huazua në Old Trafford në muajin janar dhe klubi anglez e kishte të drejtën e blerjes.
Mirëpo, Unitedi nuk mendon se duhet ta paguajë shumën e kërkuar për shërbimet e tij, në mënyrë që Ighalo ta zgjatë qëndrimin. /Telegrafi/