Telegrafi

Unitedi nuk heq dorë nga transferimi i Ansu Fatit nga Barcelona

Manchester Uited është duke vazhduar të interesohet për Ansu Fatin e Barcelonës.

Djajtë e Kuq bën ofertën e parë prej 100 milionë eurosh, e cila u refuzua menjëherë nga Blaugranasit.

Josep Bartomeu ka bërë të ditur se nuk janë të interesuar të shesin lojtarin e akademisë së tyre, që në këtë edicion u inkuadrua në skuadrën e parë si 16-vjeçar.

Ansu Fati po kalon nëpër një formë të lartë, e që kjo ka bërë që Manchester Unitedi të jetë shumë i interesuar në të.

Sipas asaj që raporton AS, skuadra angleze po mendon të ofrojë edhe një lojtar dhe 100 milionë euro për të bindur klubin nga La Liga që të shesë lojtarin.

Barcelona po planifikon që të rinovojë me Ansu Fatin dhe t’i vendosë klauzolë 400 milionë euro, pasi ajo aktualisht është 170 milionë. /Telegrafi/