Site icon Telegrafi

Unitedi nuk gabon ndaj West Hamit, i afrohet zonës që dërgon në Ligën e Kampionëve

Paul Pogba (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi arriti të fitojë ndaj West Ham Unitedit me rezultat 2-1 në Old Trafford në kuadër të xhiros së 34 në Ligën Premier.

Mysafirët treguan lojë të mirë, por fati nuk ishe në anën e tyre në këtë ndeshje.

Goli i pari në takim u shënua nga Paul Pogba, francezi nuk gaboi nga pika e bardhë në minutën e 18-të. Në vazhdim nuk pat ndonjë rast të mirë për gol dhe me rezultatin 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Paul Pogba në duel me Angelo Ogbonnan (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë filloi me golin e skuadrës mysafirë, ishte Felipe Anderson që shënoi në minutën e 49-të.

Marcus Rashford (58′, 63′) kishte dy raste të mira, pastaj ishte radha e Michail Antonios (77′, 78′), por të dy portierët me pritet e tyre nuk lejuan që rrjeta të tundet.

Paul Pogba duke festuar golin e dytë të tij (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 80-të edhe një herë në skenë doli Pogba, i cili shënoi prapë nga pika e bardhë dhe i dha fitores skuadrës së tij me rezultat 2-1.

Pas kësaj fitore Man Utd ngjitet në vendin e pestë me 64 pikë, kurse West Hami vazhdon në pozitën e 11-të me 42 pikë. Djajtë e Kuq në xhiron e ardhshme do të përballen me Evertonin, kurse West Hami me Leicesterin. /Telegrafi/

https://twitter.com/viaVide45460573/status/1117113774949924865

https://twitter.com/viaVide45460573/status/1117121327750627330

https://twitter.com/viaVide45460573/status/1117129639317528576

Exit mobile version